Categories VENDI

Mexhiti: Po godasim industrinë e bixhozit

Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka njoftuar se Qeveria ka miratuar tekstin e ri të harmonizuar të Propozim-ligjit për lojërat e fatit, duke e cilësuar këtë si një goditje të fortë ndaj industrisë së bixhozit dhe një hap drejt vendosjes së rendit në këtë sektor, transmeton Zyrtare.

Sipas Mexhitit, ligji parasheh masat më të forta deri më tani për mbrojtjen e fëmijëve, të rinjve dhe familjeve nga varësia dhe ndikimi i bixhozit.
Ai bëri të ditur se me propozim-ligjin parashihet që kazinotë dhe lojërat elektronike të jenë së paku 500 metra larg shkollave, ndërsa ndalohet reklamimi që e paraqet bixhozin si sukses apo zgjidhje jetese.

Po ashtu, sipas tij, do të ndalohet reklamimi përmes figurave publike dhe përmbajtjeve të dedikuara për të mitur, ndërsa deri tani janë mbyllur 358 platforma ilegale online.

“Ky është vendim i guximshëm që vendos kufi aty ku për vite me radhë kishte heshtje dhe kaos. Po ndërtohet sistem me rregulla të qarta, kontroll dhe mbrojtje për qytetarët”, ka shkruar Mexhiti.
Ai shtoi se “fëmijët nuk do të rriten më nën hijen e bastoreve”, ndërsa familjet nuk do të lihen më përballë varësive, duke theksuar se “shteti tani po vepron”.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *