Categories VENDI

Meleke Ismaili arrin sukses të shkëlqyer në garat “Të sigurt në komunikacion”

Nxënësja Meleke Ismaili, nga Shkolla Fillore “Jeronim De Rada” në fshatin Çerkez të Kumanovës, ka shënuar rezultat të shkëlqyer në aktivitetin garues me temë “Të sigurt në komunikacion”, duke përfunduar të gjitha raundet me numrin maksimal të përgjigjeve të sakta.

Në finalen e garave, të organizuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Sektori për Preventivë, me angazhimin e Lile Milenkoviq-Mlladenovskës dhe Ilaz Fetahut, Meleke është vlerësuar me mirënjohje për pjesëmarrjen e saj.

Nga Shkolla Fillore “Jeronim De Rada” kanë shprehur kënaqësinë për rezultatin e arritur nga nxënësja, duke vlerësuar përkushtimin, njohuritë dhe përfaqësimin e saj dinjitoz në këtë aktivitet.

Pjesëmarrja në finalen e garave përbën një përvojë të rëndësishme edukative, duke dëshmuar rëndësinë e njohjes dhe respektimit të rregullave të komunikacionit nga ana e të rinjve.\Jehona\

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *