Categories VENDI

Maqedoni e Veriut, procedura kundërvajtëse për vendosjen e flamujve shqiptarë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është identifikuar personi që gjatë festimit të Ditës së Flamurit Shqiptar në Tetovë vendosi flamurin shqiptar mbi një automjet policor.

Sipas njoftimit të MPB-së, personi është ftuar në stacion policor për intervistim, në prani të prindit të tij, me qëllim të zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit. Pas përfundimit të procedurave, do të pasojë parashtresa përkatëse.

“Lidhur me ngjarjen në rajonin e SPB-së Tetovë, kur gjatë festimit të Ditës së Flamurit Shqiptar u vendos flamuri shqiptar në një automjet policor, pas masave të ndërmarra është identifikuar personi.

Personi, në prani të prindit, është ftuar në bisedë informative në stacionin policor, me qëllim të zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, pas së cilës do të pasojë parashtresa përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *