
Studentë shqiptarë kanë paralajmëruar organizimin e një proteste në mbështetje të studentëve shqiptarë në Shkup, të cilët po protestojnë lidhur me zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Sipas njoftimit, protestuesit do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ndërsa më pas do të marshojnë drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut, shkruan A2CNN.
Protesta pritet të mbahet të martën, më 26 maj, duke filluar nga ora 17:00.








