
Botërori 2026 po përballet me një tjetër problem të papritur, përveç konfliktit të armatosur me SHBA që ka vënë në dyshim pjesëmarrjen e Iranit. Kur kanë mbetur edhe 22 ditë nga fillimi i evenimentit, tani shqetëson shpërthimi i Ebolas në lindje të Republikës Demokratike të Kongos që ka shkaktuar 134 viktima dhe 500 raste të dyshuara.
Është kjo një krizë shëndetësore që ka vënë FIFA në alarm. ‘Po monitorojmë situatën e shpërthimit të Ebolas dhe do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me Federatën e Futbollit të RD të Kongos për të garantuar që skuadra të jetë i informuar për të gjitha direktivat dhe sigurinë-theksohet në një komunikatë të qeverisë së futbollit botëror
Për momentin pjesëmarrja e RD të Kongos në Botëror, që është në Grupin K me Kolumbinë, Portugalinë dhe Uzbekistanin nuk është në rrezik. ‘Ashtu siç mund të imagjinohet, po ndjekim rekomandimet e FIFA dhe autoriteteve shëndetësore në lidhje me këtë situatë. Për momentin nuk ka ndryshime planesh. Data e parashikuar për mbërritjen e skuadrës në SHBA është 11 qershori’-tha Chris Canetti e Komitetit Organizativ për ‘USA Today’
‘Presim që RD e Kongos të marrë pjesë në Botëror. Po punojmë për të përfshirë rë njëjtin protokoll testesh në izolim që aplikohet te shtetasit amerikanë që kthehen dhe rezidentëve të përhershëm’-tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit në kushte anonimiteti.
Një protokoll izolimi, testimi dhe monitorimi që nuk do të prekë fillimisht futbollistët. Të 26 lojtarët e grumbulluar nga Sébastien Desabre luajnë në Evropë: Bakambu (Betis), Cipenga (Castellón), Pickel (Espanyol), Mbemba (Lille), Elia (Alanyaspor), Masuaku (Lens), etj…








