Categories VENDI

Sonte ndryshon ora, akrepat kthehen një orë pas! BE-ja ende pa marrëveshje për t’i dhënë fund ndryshimit sezonal

Nga sonte, Maqedonia e Veriut kalon në llogaritjen dimërore të kohës.

Në natën mes 24 dhe 25 tetorit, në orën 03:00, akrepat do të kthehen një orë pas, në 02:00, duke na dhënë një orë më shumë gjumë.

Me këtë ndryshim, mëngjeset do të bëhen më të ndritshme, ndërsa errësira do të bjerë më herët pasdite.

Megjithatë, studiuesit paralajmërojnë se ndryshimi sezonal mund të ndikojë në orën biologjike dhe në ritmin e gjumit, ndërsa disa ekspertë favorizojnë mbajtjen e përhershme të kohës standarde.

Ndërkohë, në Bashkimin Evropian, përpjekjet për t’i dhënë fund ndërrimit sezonal të orës mbeten të bllokuara.

Edhe pse Parlamenti Evropian e mbështeti propozimin në vitin 2019, vendet anëtare ende nuk kanë arritur marrëveshje nëse duhet të mbetet përfundimisht ora verore apo ajo dimërore.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *