Categories VENDI

Ka ndërruar jetë këngëtari i mirënjohur i rokut, Eroll Jakupi

Screenshot

Ka ndërruar jetë këngëtari, kompozitori dhe muzikanti shqiptar Eroll Jakupi, i njohur për kontributin e tij në skenën muzikore shqiptare.

I lindur në Kumanovë e i vendosur në Shkup, Jakupi ishte pjesë e disa festivaleve muzikore shqiptare, përfshirë Top Festin, PoliFestin dhe Çelësin Muzikor. Përveç këngëve të tij, ai kontribuoi edhe si kompozitor dhe aranzhues për artistë të tjerë, ndërsa drejtonte edhe studion e tij muzikore.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta shënon humbjen e një emri të njohur për publikun e muzikës shqiptare.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *