Categories VENDI

Kapet një ujk në lagjen Kozle, ruhej si kafshë shtëpiake

Në lagjen Kozle mbrëmë ishte vërejtur një ujk me zinxhir dhe rrip që ruhej si kafshë shtëpiake, ndërsa pas ndërhyrjes së shërbimeve kompetente është kapur dhe dërguar në Kopshtin Zoologjik në Shkup.

“Pas njoftimit nga qytetarët e shqetësuar, MPB ndërhyri në vendngjarje, dhe menjëherë më pas mbërriti shërbimi profesional nga Kopshti Zoologjik i Shkupit dhe përfaqësues nga qyteti i Shkupit, dhe ujku u kap me sukses dhe në mënyrë të sigurt. Aktualisht, ujku është transportuar në mënyrë të sigurt në kopsht, ndërsa Kopshti Zoologjik i Shkupit do të kujdeset për të dhe do t’i sigurojë kujdes dhe kushte të përshtatshme në të ardhmen. Periudhën në vijim do të jetë në karantinë nën mbikëqyrje të vazhdueshme shëndetësore nga ekspertët”, njoftojnë nga Kopshti Zoologjik i Shkupit.

Nga atje thonë se për fat, kjo situatë ka përfunduar pa pasoja, sepse bëhet fjalë për kafshë të qetë, por edhe një herë bëjnë thirrje dhe përkujtojnë se ruajtja e kafshëve të egra si kafshë shtëpiake është e ndaluar dhe jashtëzakonisht e rrezikshme.

“Ujqërit nuk janë kafshë shtëpiake dhe nuk duhet të mbahen në robëri dhe në kushte të papërshtatshme. Këto janë kafshë të egra që kanë nevojat e tyre natyrore, instinktet dhe sjelljen. U bëjmë thirrje qytetarëve që nëse vërejnë mbajtje të paligjshme të kafshëve të egra, ta raportojnë atë në institucionet kompetente. Mirënjohje për MPB-në, Qytetin e Shkupit, punonjësit e Kopshtit Zoologjik Sasho Pançev dhe Tina Mickovska dhe të gjitha shërbimet e përfshira për ndërhyrjen e shpejtë dhe të koordinuar”, thuhet në postimin në faqen e Fejsbukut të Kopshtit Zoologjik të Shkupit.

Për rastin u prononcua edhe kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski i cili thotë se kjo nuk është vetëm papërgjegjësi, por rrezik serioz për gjithë rrethinën.

“Nuk mund të besoj se ekzistojnë individë aq të pandërgjegjshëm që në këtë mënyrë të trajtojnë kafshët e egra, ndërsa gjatë kësaj e rrezikojnë sigurinë e bashkëqytetarëve të tyre”, shkroi në një publikim në Fejsbuk Gjorgjievski, duke theksuar se pret që institucionet t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme dhe në tërësi ta zbardhin rastin.

Gjorgjievski porosit se në Shkup duhet të ketë rend!

“Duhet të ndërtojmë shoqëri më humane, më të sigurt dhe me përgjegjësi në të cilën ligjet vlejnë për të gjithë, ndërsa kafshët trajtohen me kujdes, e jo si mjet për argëtim të dikujt”, thuhet në publikimin e kryetarit të Shkupit

Është kapur një ujk në lagjen Kozle, ruhej si kafshë shtëpiake

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *