
Një veturë është përfshirë nga flakët në fshatin Mateç të komunës së Likovës, bëjnë të ditur nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave në Kumanovë. Sipas informacionit, rasti është raportuar rreth orës 03:35 pas mesnate.
“Në vendngjarje kanë intervenuar tre zjarrfikës me një automjet zjarrfikës. Pas ndërhyrjes, zjarri është vënë nën kontroll dhe është shuar tërësisht në orën 04:55”, njoftojnë nga QRMK-Kumanovë.








