Categories VENDI

Mickoski: S’bëj Pazar me identitetin!

Me një sërë aktivitete vendi shënoi 9-Majin, ditën e Evropës dhe fitoren ndaj fashizmit. Nën slogani “Fitore, parime dhe vlera” qeveria organizoi ceremoni solemne, ku funksionarë shtetëror dhe figura tjera, vënduan lule pranë monumentit “Çlirimtarët e Shkupit” në oborrin e Qeverisë. Me këtë rast, kryeministri Mickoski duke bërë thirrje për unitet të parimeve dhe vlerave, tha se Evropën nuk e sheh vetëm si gjeografi, por se Evropa duhet të jetë një vlerë. Por megjithatë, sërish theksoi se identitetin maqedonas nuk e jep në këmbim për asnjë lloj politike. Shtoi gjithashtu se duhet të bisedohet për zgjidhje të qëndrueshme, me të cilat mund të ecim përpara, e jo për zgjidhje që do t’u lënë barrë të madhe brezave tanë të ardhshëm.

“Akoma besojmë se Evropa është rruga jonë e vetme. Atdheu ynë nuk ka të ardhme tjetër dhe as shans për sukses, përveç integrimit në Bashkimi Evropian. Por, njëkohësisht, të mos mashtrohemi, ekziston edhe përvoja e hidhur nga shumë dorëzime, pengesa dhe mosmarrëveshje të paarsyeshme në këtë rrugëtim tonin. Kjo frustron fuqishëm dhe thellë, kur parimet shkelen pikërisht mbi shpinën e atyre që kërkojnë parime dhe një mundësi të drejtë. Po aq dekurajuese është edhe indiferenca e shumë shteteve më të mëdha ndaj këtyre episodeve të padrejta ndaj popullit dhe shtetit tonë…Tregti me identitetin, me dinjitetin tonë në këmbim për çfarëdo lloj përftimi politik siç ka në historinë tonë të re, asnjëherë nuk do të bëj.”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *