
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ditën e sotme ka marrë pjesë në kongresin e për bashkimin e VLEN-it në një parti të vetme.
Pjesë e këtij kongresi ishte edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski. Ai dhe Kurti ishin ulur pranë njëri-tjetrit.
Në qarqe shqiptare në Maqedoni të veriut, në radhë të parë në partinë tjetër shqiptare BDI të Ali Ahmetit, shpesh janë dëgjuar kritika në adresë të Kurtit për përfshirjen e tij në skenën politike shqiptare në këtë shtet fqinj./kp








