Categories VENDI

Durmishi: Mbi 40 milionë euro për punësim dhe masa të reja për punëtorët

“Këshillin Ekonomik Social e ngrejmë në një nivel më të lartë, strategjik, duke ndjekur shembullin e praktikave evropiane, ku dialogu social është kyç në krijimin e politikave”, tha ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

Në seancën e fundit u hapën çështje të rëndësishme që prekin drejtpërdrejt punëtorët, punëdhënësit dhe qytetarët, me fokus në masa konkrete dhe zgjidhje ligjore.

Ministri theksoi se është shqyrtuar Raporti vjetor për punën e Këshillit për vitin 2025, me theks në rezultatet e arritura dhe nevojën për promovimin e mëtejshëm të dialogut social.

Sa i përket politikave rinore, Durmishi theksoi se Propozimi i ligjit për shtesën e të rinjve është masë e rëndësishme për të mbështetur të rinjtë, për t’i mbajtur ata në vend dhe për të nxitur aktivitetin ekonomik.

Në seancë u diskutuan edhe ndryshimet në Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, veçanërisht në pjesën e stazhit me beneficion, me qëllim të ofrimit të sigurimit të sistemi më të drejtë dhe më të qëndrueshëm për punëtorët në profesione të rrezikshme.

“Me Planin operativ të punësimit për vitin 2026, parashikojmë rreth 40 milionë euro mbështetje të drejtpërdrejtë për vetëpunësimin, krijimin e vendeve të punës dhe trajnime, të cilat do të kontribuojnë në uljen e papunësisë,” tha Durmishi.

Njëherësh, ministri hapi edhe debat për Propozimin e ligjit për mbrojtjen nga pirja e duhanit, ndërsa u shqyrtua edhe raporti për punën e Agjencisë së punësimit.

“Mbetemi të përkushtuar në krijimin e politikave gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe të drejta në interes të qytetarëve, punëtorëve dhe komunitetit të biznesit”, porositi ministri Durmishi.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *