Categories VENDI

Nxënësja Gerta Hebibi shpërblehet në konkursin letrar të SPB Kumanovë

Sektori për Parandalim pranë Sektorit të Punëve të Brendshme (SPB) Kumanovë organizoi një konkurs letrar me rastin e festës së 11 Tetorit, me temë „Qyteti im feston“, ku morën pjesë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Kumanovës nga paralelet në gjuhën maqedonase dhe shqipe, raporton tvfesta.mk

Komisioni përzgjodhi krijimet më të mira në kategorinë e shkollave fillore, si dhe tre punimet më të suksesshme në kategorinë e shkollave të mesme.

Vendi i dytë në kategorinë e shkollave të mesme i takoi nxënëses Gerta Hebibi nga Shkolla e Mesme Komunale „Nace Bugjoni“, e cila me krijimin e saj mori vlerësime mjaft pozitive dhe lavdërime.

Udhëheqësja e Sektorit për Parandalim, M.Sc. Lile Mlladenovska, shprehu falënderime për të gjithë pjesëmarrësit, drejtorët e shkollave, mentorët dhe prindërit për mbështetjen dhe bashkëpunimin e treguar.

Ajo theksoi se është me rëndësi të veçantë puna e përbashkët me fëmijët dhe realizimi i aktiviteve nëpër shkolla, të cilat i kontribuojnë shoqërimit, bashkëjetesës dhe ndërtimit të marrëdhënieve pozitive mes të rinjve.

Sipas Mlladenovskës, ngjarje të tilla janë shembull i një bashkëpunimi të suksesshëm mes institucioneve, shkollave dhe familjeve, ndërsa pranimi i tyre nga fëmijët dhe prindërit është një nxitje shtesë për organizimin e aktiviteve të ngjashme në të ardhmen.

Nga SPB Kumanovë me këtë rast i dërguan urime të përzemërta Gerta Hebibit për vendin e dytë të fituar në këtë konkurs letrar.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *