Categories VENDI

Faton Azizi synon kreun e Prokurorisë

Faton Azizi synon kreun e Prokurorisë: Hetime për “listat e zeza” dhe goditje ndaj pastrimit të parave

Fuqizimi i kapaciteteve hetimore, trajtimi i rasteve që lidhen me “listat e zeza” ndërkombëtare dhe lufta kundër pastrimit të parave janë ndër prioritetet kryesore të Faton Azizit, kandidat për drejtimin e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Gjatë prezantimit të programit para Këshillit të Prokurorëve Publikë, Azizi theksoi se synon forcimin e Qendrës Hetimore dhe krijimin e ekipeve profesionale që do të mbështesin prokurorët, veçanërisht në hetimet ekonomike dhe financiare.

Ai paralajmëroi qasje më aktive ndaj rasteve që lidhen me personat e përfshirë në “listat e zeza” të partnerëve ndërkombëtarë, duke vlerësuar se institucionet duhet t’i trajtojnë ato me seriozitet më të madh.

“Prioritet do të jetë intensifikimi i luftës kundër pastrimit të parave në ndërtimtari, kriptovaluta dhe forma të tjera”, deklaroi Azizi.

Duke folur për përvojën profesionale, ai përmendi angazhimin në hetimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe bashkëpunimin me MPB-në, institucionet e inteligjencës financiare dhe Drejtorinë Doganore.

Azizi theksoi gjithashtu trajnimet vendase dhe ndërkombëtare në fushën e konfiskimit të pasurisë, pastrimit të parave dhe provave elektronike, duke vlerësuar se përvoja e tij përbën bazë për drejtimin efikas të institucionit./TetovaSot

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *