Categories SHOWBIZZ

Ulërimat që alarmuan Fermën VIP/ Zbulohet e vërteta, ja çfarë ndodhi

Pamjet dramatike dhe ulërimat e mbrëmjes së djeshme në “Ferma VIP” mbajtën në ankth jo vetëm fermerët, por edhe të gjithë ndjekësit e formatit.

Tashmë, e vërteta e atyre momenteve të tensionuara është zbuluar plotësisht.

Ashtu siç u dyshua në fillim, shkaku i atij paniku të madh ishte qenushi i dashur i shtëpisë, Stormi.

Ai ka kaluar një krizë të papritur dhe një gjendje jo të mirë shëndetësore, e cila alarmoi menjëherë banorët duke i bërë ata të thërrisnin me dëshpërim për ndihmë nga produksioni.

Babai i Selin pas fitores në BBV5/ Netë ankthi, emocione të forta dhe reagimi i parë i vajzës
Megjithatë, pas atyre momenteve të frikshme, më në fund vjen një lajm i mirë!

Ish-fermeri, Endrit Kuçi, ka qetësuar të gjithë fansat e programit duke ndarë një video në rrjetet e tij sociale.

Në pamjet e publikuara direkt nga klinika veterinare, Stormi shihet në duar të sigurta duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Fatmirësisht, qenushi i vogël e ka kaluar rrezikun dhe tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore!

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *