
Këngëtarja e njohur Tuna është përfshirë së fundmi në një aksident rrugor, ngjarje që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale.
Sipas burimeve nga Prive, incidenti ka ndodhur teksa artistja po qarkullonte me automjetin e saj. Të dhënat fillestare tregojnë se ajo nuk e bën veten fajtore për përplasjen.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për të lënduar. Tuna ka dalë pa pasoja shëndetësore, ndërsa dëmet janë kufizuar vetëm në automjet.
Deri në këtë moment, këngëtarja nuk ka reaguar publikisht për rastin, ndërsa pritet që në vijim të ketë një reagim nga ana e saj.








