Categories VENDI

Ahmeti uron 28 Nëntorin nga Zvicra: Gëzuar Ditën e Flamurit, krenaria jonë kombëtare!

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), gjatë qëndrimit në Zvicër, ka vizituar Odën Folklorike Shqiptare, ku është pritur nga përfaqësuesit e këtij institucioni që angazhohen për ruajtjen dhe promovimin e kulturës e traditës shqiptare.

Përmes një njoftimi, ai ka vlerësuar rolin e Odës Folklorike Shqiptare në ruajtjen dhe përcjelljen brez pas brezi të folklorit, traditave dhe vlerave kombëtare, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së identitetit shqiptar edhe larg atdheut.

Ai ka shprehur mirënjohje për mikpritjen dhe përkushtimin e të gjithë atyre që punojnë për ta mbajtur gjallë traditën shqiptare në diasporë.

Në mesazhin e tij, lideri i BDI-së ka përcjellë edhe urimet me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, duke vënë në pah rëndësinë e kulturës dhe traditës si elemente të identitetit kombëtar.

“Oda është vlerë, tradita është identitet, ndërsa mikpritja është virtyt shqiptar!”, thuhet në mesazhin e tij, përmes të cilit ka uruar shqiptarët për festën e 28 Nëntorit.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *