
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka vendosur flamurin kombëtar shqiptar në ndërtesën e Komunës, në shenjë të festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.
Me këtë rast, Sinani ka ndarë edhe një mesazh urimi në rrjetin social Facebook.
“Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit!”, ka shkruar ajo.
Ndërkohë, edhe Visar Memeti, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, ka uruar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, duke rikujtuar se kjo festë në Luginën e Preshevës vazhdon të jetë e ndaluar.








