Categories VENDI

Nxënësit e mjekësisë të SHMK “Ismet Jashari” fillojnë praktikën profesionale në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës

Sot, nxënësit e vitit të tretë të drejtimit të Mjekësisë pranë SHMK “Ismet Jashari” – Likovë, nisën realizimin e praktikës profesionale në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.

Kjo praktikë përbën një kapitull të rëndësishëm në procesin e tyre arsimor, duke u mundësuar që njohuritë teorike t’i jetësojnë në mjedise reale spitalore dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale.

Përgëzojmë bashkëpunimin e SHMK “Ismet Jashari” dhe shprehim falënderime për stafin mjekësor e drejtues të Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës për mbështetjen e hapur në përgatitjen e kuadrove të reja shëndetësore.

Nxënësve tanë u urojmë suksese, përkushtim dhe përvojë të vlefshme gjatë kësaj periudhe!

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *