Categories VENDI

Limani:Pas më shumë se 20 vitesh pritje, Gjimnazi “Sami Frashëri” në Kumanovë po i afrohet përfundimit.

Pas një pritjeje mbi 20-vjeçare, ndërtimi i objektit të ri të Gjimnazit “Sami Frashëri” në Kumanovë po hyn në fazën përfundimtare. Me përfundimin e punimeve, nxënësit pritet të kenë në dispozicion hapësira moderne dhe kushte më të mira për zhvillimin e mësimit.

Punimet në objektin e ri janë inspektuar sot nga zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, zëvendësdrejtori i Burgut të Kumanovës, Ylber Limani, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve qendrore dhe lokale.

Limani, i cili vjen nga radhët e VLEN-it, përmes një postimi në Facebook e cilësoi projektin si një investim të rëndësishëm për arsimin shqip në Kumanovë, duke theksuar se nxënësit meritojnë një shkollë moderne dhe me standarde evropiane.

Ai shprehu shpresën që gjimnazi i ri të jetë një hapësirë ku gjeneratat e ardhshme shqiptare do të zhvillojnë dijet dhe aftësitë e tyre, duke arritur suksese në arsim dhe në jetë.

Sipas tij, objekti i ri duhet të shërbejë jo vetëm si institucion arsimor, por edhe si simbol i dijes dhe krenarisë shqiptare në Kumanovë.

Përfundimi i këtij projekti pritet të përmirësojë ndjeshëm kushtet për nxënësit dhe stafin arsimor të Gjimnazit “Sami Frashëri”, të cilët për vite me radhë janë përballur me vështirësi për shkak të mungesës së hapësirave të përshtatshme mësimore.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *