Categories VENDI

Ahmeti nga protesta në Shkup: “Nuk mund të dënohen çlirimtarët në emër të shqiptarëve”

Ai tha se protestat dhe aktivitetet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së do të vazhdojnë në Kosovë dhe në të gjitha hapësirat ku jetojnë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

“Sot në Sheshin ‘Skënderbeu’ është vetëm fillimi. Shqiptarët nuk mund të pranojnë që në emër të tyre të dënohen çlirimtarët”, tha Ahmeti.

Ai kritikoi edhe nisjen e procesit mbi bazën e raportit të Dick Martyt, duke e cilësuar atë si një akt që, sipas tij, ka njollosur popullin shqiptar.

Ahmeti kërkoi angazhim më të madh diplomatik nga institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë për të shpjeguar çështjen para vendeve evropiane që financojnë Gjykatën Speciale.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *