Categories VENDI

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndihen në Manastir dhe Resnjë

Një tërmet me magnitudë 2.9 sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë në orën 22:18, ndërsa lëkundjet janë ndier në Manastir, Resnjë dhe rrethinë.

Sipas Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore në Shkup, tërmeti kishte intensitet III shkallë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane (EMS).

Epiqendra e tërmetit ishte në Greqinë fqinje, rreth 120 kilometra në jugperëndim të Shkupit. Tërmeti kishte magnitudë lokale ML 2.9.

Flaka

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *