Categories VENDI

Aktivitet parandalues në Kumanovë: “Stop drejtimit të pakujdesshëm të automjeteve dhe aksidenteve në rrugë”

Sektori për Parandalim, në bashkëpunim me Stacionin Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor, sot zhvilloi një aktivitet parandalues me qëllim ndërgjegjësimin e drejtuesve të automjeteve për respektimin e kufizimeve të shpejtësisë dhe rregullave të komunikacionit.

Gjatë aktivitetit, drejtuesve të automjeteve iu rikujtua se tejkalimi i konsiderueshëm i shpejtësisë së lejuar mund të përbëjë vepër penale të “Drejtimit të pakujdesshëm të automjetit”, në përputhje me dispozitat e Kodit Penal.

Sipas njoftimit, drejtuesi i automjetit i cili në vendbanim tejkalon shpejtësinë e përcaktuar me shenjë komunikacioni për më shumë se 50 km/h, ndërsa jashtë vendbanimit për më shumë se 70 km/h mbi shpejtësinë e lejuar, konsiderohet kryerës i veprës penale “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, për çka ndaj tij paraqitet kallëzim penal.

Kallëzim penal parashihet edhe ndaj drejtuesve që drejtojnë automjetin gjatë kohës kur kanë ndalesë aktive për drejtim të automjetit, ose kur nuk posedojnë leje drejtimi. Në këto raste, automjeti mund të konfiskohet.

Shefja e Sektorit për Parandalim, mr. Lilë Mlladenovska, u bëri apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që t’u përmbahen në mënyrë rigoroze normave të përcaktuara me Kodin Penal dhe Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor.

Ajo apeloi që drejtuesit të respektojnë shenjat e komunikacionit dhe kufizimet e shpejtësisë, të mos përdorin telefonin gjatë drejtimit të automjetit dhe të përdorin rripin e sigurisë.

Qëllimi i këtyre masave është parandalimi i aksidenteve në komunikacion dhe shmangia e pasojave të rënda, përfshirë lëndimet që mund të rrezikojnë jetën e drejtuesve dhe pasagjerëve.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *