Categories VENDI

Aksident i rëndë në autostradën Kumanovë–Shkup: Dy të vdekur dhe tre të plagosur

Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në një aksident të rëndë trafiku, i cili ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:35 në autostradën Kumanovë–Shkup, pranë Agino Sellës.

Në aksident janë përfshirë një automjet “Mercedes”, i drejtuar nga një 65-vjeçar nga Shkupi, dhe një “Opel Corsa”, që drejtohej nga një 27-vjeçar.

Sipas informacioneve fillestare, dy pasagjerë të “Opel Corsa”-s, të moshës 49 dhe 71 vjeç, kanë humbur jetën në vendin e aksidentit.

Tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëra prej të plagosurave është në gjendje të rëndë.

Shoferi i “Mercedesit” është ndaluar nga policia, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë në vijim.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *