Categories VENDI

Zjarr i madh në fshatin Mateç – flakët pranë shtëpive

Një zjarr i madh ka shpërthyer sonte në dalje të fshatit Mateç, në drejtim të Ropalces.

Sipas banorëve, zjarri ka përfshirë stërnishtet, ndërsa në afërsi të zjarrit ndodhen shtëpi, siç shihet edhe në video të siguruara nga ekipi i RTV Jehona, duke paraqitur rrezik për përhapjen e flakëve.

Rasti është njoftuar nga banorët, ndërsa zjarrfikësit janë njoftuar dhe janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të ndërhyrë dhe vënë zjarrin nën kontroll, transmeton RTV Jehona.

📍 Mateç, Likov

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *