
VLEN do të udhëheq me tri ministri të reja, atë të Drejtësisë, Kulturës dhe Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.
Burime të TV21 bëjnë të ditur se për ministër të Drejtësisë, VLEN do ta propozojë Jeton Shasivarin i cili është profesor i së drejtës kushtetuese në UEJL, ndërsa për ministër të Kulturës do të jetë Sedat Sulejmani, i cili deri më tani ka ushtruar detyrën e zëvendësministrit.
Me ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive pritet të propozohet Agron Ferati, ndërkohë që do të vazhdojë ta ketë zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrinë për Integrime Evropiane, digaster që do ta udhëheq sërish Bekim Sali.
Muhamet Hoxha do të vazhdojë të drejtojë Ministrinë e Mjedisit Jetësor, ndërsa Besar Durmishi do të vazhdojë të udhëheqë me Ministrinë e Ekonomisë./TV21








