Categories SHOWBIZZ

Sharon Stone rikthehet në pasarelë pas 33 vitesh, surprizon në Javën e Modës në Paris

Aktorja e njohur Sharon Stone është rikthyer në pasarelë për herë të parë pas 33 vitesh, duke tërhequr vëmendjen në Javën e Modës në Paris.

68-vjeçarja mori pjesë në sfilatën e koleksionit Pranverë/Verë 2027 të markës Vetements, ku u shfaq me një stil krejtësisht ndryshe nga ai me të cilin publiku është mësuar ta shohë.

Stone u prezantua me një pamje të guximshme, duke mbajtur grim të theksuar, flokë të shkurtër, një xhaketë të bardhë oversize të kombinuar me një këmishë të zezë, një kravatë sateni të lidhur nga brenda dhe çizme lëkure të llakuara mbi gju.

Pamjet nga sfilata janë bërë shpejt virale në rrjetet sociale, ku fansat kanë vlerësuar paraqitjen dhe rikthimin e saj në pasarelë pas më shumë se tre dekadash.

Ky transformim përbën një kontrast të fortë me stilin e përditshëm të aktores, e cila zakonisht zgjedh një grim më natyral me nuanca toke ose shfaqet shpesh pa grim, duke promovuar një imazh të thjeshtë dhe autentik.

Rikthimi i Sharon Stone në pasarelë konsiderohet një nga momentet më të veçanta të Javës së Modës në Paris, duke dëshmuar se ikona e Hollivudit vazhdon të mbetet një figurë e rëndësishme si në kinematografi ashtu edhe në botën e modës.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *