Categories BOTA

Vrau hallën pas konfliktit për pronat, gjendet trupi i 53-vjeçares pas tre ditësh kërkimesh në lumë

Trupi i Chiara Guerra, 53 vjeçe, është gjetur mëngjesin e së martës në lumin Lemene, pas tre ditësh kërkimesh intensive në zonën e San Stino di Livenza (Venezia), ku ajo ishte vrarë nga nipi i saj 17 vjeçar.

Sipas autoriteteve iktaliane, trupi u lokalizua disa kilometra larg vendit ku dyshohet se ishte hedhur nga autori i krimit, i cili ka pranuar veprimin gjatë marrjes në pyetje. Aktualisht po vijon operacioni për nxjerrjen e trupit nga uji.

Hetuesit dyshojnë se 17-vjeçari e ka vrarë hallën e tij me të paktën 16 goditje me thikë në një depo drush pranë banesës familjare. Më pas, ai dyshohet se e ka vendosur trupin në një karrocë dore, e ka mbuluar dhe e ka transportuar deri në kanalin pranë lumit, ku e ka hedhur në ujë, së bashku me armën e krimit.

Motivi i ngjarjes ende nuk është i qartë, por sipas dëshmive të banorëve dhe familjarëve, mes viktimës dhe babait të të miturit kishte konflikte të shpeshta për çështje pronësie. Familja zotëronte një pronë rreth 5 mijë metra katrorë, ku jetonte viktima, e cila kishte mbetur vetëm pasi prindërit e saj ishin zhvendosur në një azil.

Kërkimet për trupin u zhvilluan përgjatë kanalit Malgher, ku morën pjesë zjarrfikësit, zhytësit e specializuar dhe karabinierët e njësisë nënujore nga Genova. Trupi u gjet në zonën Sette Sorelle, ndërsa mjeku ligjor po kryen ekspertizën për të përcaktuar numrin e saktë të goditjeve dhe për të verifikuar deklaratat e të miturit.

Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë nëse 17-vjeçari ka vepruar i vetëm apo me ndihmën e dikujt tjetër./botasot.info/

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *