Categories VENDI

Ali Ahmeti kujton “Komandant Tigrin” në 25-vjetorin e rënies heroike

Ish komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ali Ahmeti njëherit lider i Bashkimit Demokratik për Integrim, përmes një postimi në profilin e tij ka kujtuar 25.Majin e rënies heroike të një nga bashkëluftëtarët e tij Fadil Nimani i njohur si komandant TIGRI. Ahmeti në postimin e tij shkruan se “Komandant Tigri, një nga figurat më të lavdishme të luftës sonë kombëtare, heroi i tri ushtrive çlirimtare shqiptare, u bë simbol i guximit, sakrificës dhe vendosmërisë për liri. Ai jetoi dhe luftoi me idealin dhe dinjitetin kombëtar, duke qëndruar gjithmonë në vijën e parë të betejës”, shkruan Top24

Ali Ahmeti

Sot, në 25-vjetorin e rënies, përkujtojmë dëshmorin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Gjeneral Fadil Nimanin – Tigri, Komandant i Brigadës 113 “Ismet Jashari-Kumanova”.

Komandant Tigri, një nga figurat më të lavdishme të luftës sonë kombëtare, heroi i tri ushtrive çlirimtare shqiptare, u bë simbol i guximit, sakrificës dhe vendosmërisë për liri. Ai jetoi dhe luftoi me idealin dhe dinjitetin kombëtar, duke qëndruar gjithmonë në vijën e parë të betejës.

Rënia e tij heroike nuk ishte fundi i një jete, por lindja e një përjetësie në kujtesën e kombit shqiptar. Emri dhe vepra e tij mbeten amanet për brezat që të mos harrojnë çmimin e lirisë dhe përgjegjësinë për ta mbrojtur atë.

Lavdi e përjetshme Komandant Tigrit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *