Categories VENDI

Në Vaksincë të Likovës u përkujtua 25 vjetori i rënies heroike të komandantit Fadil Nimani – TIGRI

Në nënyrë dinjitoze dhe me një manifestim madhështir sot në Vaksincë të Likovës u përkujtua25 vjetori i rënies heroike të komandantit Fadil Nimani -TIGRI dhe dëshmorët tjerë të rënë gjatë luftës së vitit 2001.

Manifestimi e hapi ish ushtari i tri luftërave nga fshati Vaksincë, Zaim Alili, i cili bëri thirrje që lufta e 2001-it të mos keqpëdoret nga politika sepse siç tha ai ushtarët e UÇK-së kanë luftar më shumë se Marrëveshja Ohrit, duke përmendur Shqipërinë Etnike. Manifestimin e përshëndetën familjarë të dëshmorit të kombit nga Gjakova, Fadil Nimanin.

Fjalë përshëndetëse pati dhe kryetari i komunës së Likovës, Erkn Arifi, duke shrehur falënderime dhe nderime për kontributin e luftëtarëve të UÇK-së, e në veçanti të Fadil Nimanit.

Këtë manifestim përkujtimor e nderuan veteranë të tri luftërave nga Kosova, Maqedonia e Veriut , Lugina e Preshevës dhe nga Shqipëria. Manifestimin poaashtu e nderuan këngëtarët, Salim Arifi, Ismet Bexheti si dhe këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza duke këmduar këngën e saj për Tanushën.

Përfund të gjithë të pranishmit bën homazhe pranë varrezave të dëshmorëvbe dhe martirëve të rënë gjatë luftës së 2001-it në fshatin Vaksincë.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *