Categories VENDI

Në Kumanovë u mbajt tubim mbështetës për Aleksandar Vuçiqin

Disa qindra qytetarë u mblodhën sot në mesditë në Kumanovë në një tubim për mbështetje të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i organizuar nga shoqata “Paqe, Harmoni dhe Stabilitet”.

Të pranishmit mbanin pankarta me mbishkrimet “Kumanova dhe Shkupi janë me Vuçiqin”, ndërsa në sfond dëgjohej muzikë popullore serbe. Në tubim u valëvitën flamuj maqedonas dhe serbë.

Nga shoqata thanë se qëllimi i tyre nuk është përhapja e nacionalizmit, por promovimi i dashurisë, paqes dhe stabilitetit mes qytetarëve.

Përfaqësuesja e shoqatës, Milena Veliçkoviq, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse ftesë për pjesëmarrje i ishte dërguar edhe zëvendëskryeministrit dhe ministrit për sistem politik Ivan Stoilkoviq, deklaroi se nuk ka informacione nëse kjo kishte ndodhur.

Ndërkohë, sot në Serbia po mbahet edhe një protestë e madhe e organizuar nga grupi joformal “Studentët në Bllokadë”.

Tubimi qendror është caktuar në sheshin “Slavija Square” në Beograd, ku pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar akademikë, aktivistë dhe qytetarë nga pjesë të ndryshme të vendit.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *