Categories VENDI

Sigurimi i mbi 65 milionë eurove nga KE, për VLEN-in është dëshmi e reformave që prodhojnë rezultate

Reformat që prodhojnë rezultate konkrete janë përgjigjja më e mirë për qytetarët dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Sigurimi i 65.7 milionë eurove nga Bashkimi Evropian në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor është dëshmi se puna, koordinimi institucional dhe qasja serioze ndaj reformave që po udhëhiqen nga Qeveria me pjesëmarrjen aktive të VLEN-it po japin efekt”, tguhet në komunikatën për media të VLEN-it

Duke u thirru në sigurimin e mbi 65 milionë eruove, për VlENI-in kjo është dëshmi se ”Maqedonia e Veriut është ndër vendet me performancën më të mirë në rajon në realizimin e reformave dhe agjendës evropiane.

Ky sukses konfirmon se shteti ka kapacitet të realizojë reforma reale, të rrisë efikasitetin institucional dhe të avancojë proceset që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve duke filluar nga arsimi dhe digjitalizimi, deri te transparenca dhe zhvillimi ekonomik”, thotë VLEN-i.

Për VLEN-in, integrimi evropian nuk është vetëm synim politik, por proces që duhet të sjellë zhvillim konkret, institucione funksionale dhe më shumë mundësi për qytetarët.

Rezultatet e arritura janë inkurajim për të vazhduar me të njëjtin ritëm në rrugën evropiane, me fokus te reformat, përgjegjësia dhe ndërtimi i një shteti që u shërben qytetarëve me standarde evropiane’, thonë nga VLEN-i.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *