Categories VENDI

Mevlan Ademi thirrje për protestën e nesërme: Identiteti ynë nuk negociohet

Organizatori i protestës së nesërme studentore, Mevlan Ademi, ka bërë thirrje për mobilizim qytetar në mbrojtje të gjuhës shqipe, raporton Zyrtare.net.

Përmes një postimi publik, Ademi ka deklaruar se protesta nuk lidhet me çështje studentore apo provime, por me, siç ka thënë ai, tentimet për relativizimin e gjuhës shqipe dhe trajtimin e saj si “teknikalitet”.

“Neser duhet të dëshmojmë që e meritojmë këtë gjuhë dhe që sakrifica e pararendësve tanë ka vlejtur. Nesër nuk protestojmë për provim, por për qëndrimin e atyre që çdoherë tentojnë ta relativizojnë gjuhën tonë dhe ta trajtojnë si teknikalitet”, ka shkruar Ademi.

Ai ka shtuar se protesta organizohet “për gjuhën e gjyshërve tanë” dhe “për gjuhën shqipe”, duke bërë thirrje që nesër në ora 16:30, Shkupi të “vërshojë kuq e zi”.

“Identiteti ynë nuk negociohet, ai mbrohet!”, përfundon postimi i tij.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *