
Policia arrestoi M.Z. (66), një shtetas të Maqedonisë, në Novi Pazar, për shkak të dyshimeve se ka kryer 4 vepra penale të vjedhjes së rëndë.
Ai dyshohet se ka vjedhur para nga katër xhami në territorin e Novi Pazarit, Tutinit dhe Sjenicës nga 29 prilli deri më 1 maj të këtij viti, njoftoi Departamenti i Policisë në Novi Pazar.
Ndaj tij është ngritur padi për kundërvajtje në përputhje me Ligjin për Rendin dhe Qetësinë Publike.








