
Meta po shkel ligjin e Bashkimit Evropian duke mos i penguar fëmijët nën 13 vjeç të përdorin platformat e saj të mediave sociale Instagram dhe Facebook, sipas një gjetjeje paraprake nga Komisioni Evropian, dhe potencialisht mund të përballet me një gjobë të madhe.
“Kushtet e përgjithshme të Metës tregojnë se shërbimet e tyre nuk janë të destinuara për të mitur nën 13 vjeç. Megjithatë, gjetjet tona paraprake tregojnë se Instagram dhe Facebook po bëjnë shumë pak për të parandaluar fëmijët nën këtë moshë të hyjnë në shërbimet e tyre”, tha sot zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Henna Virkkunen.
”Masat që janë aktualisht në fuqi për të parandaluar të miturit nën moshën 13 vjeç të hyjnë në platforma, si dhe ato që synojnë të identifikojnë përdoruesit e mitur dhe t’i largojnë ata, duket se janë joefektive”, tha komisioni.
Gjiganti amerikan i teknologjisë tani mund t’i përgjigjet akuzave të komisionit dhe potencialisht të prezantojë ndryshime.
Nëse gjetjet e komisionit konfirmohen përfundimisht, Meta mund të përballet me një gjobë deri në 6% të xhiros së saj totale vjetore në të gjithë botën.








