Categories VENDI

Nga Sllupçani në Parlamentin Evropian: Seid Feta Zumberi prezanton punimin e masterit në Luksemburg.

Seid Feta Zumberi, një i ri shqiptar me origjinë nga fshati Sllupçan i Kumanovës, Maqedonia e Veriut, i lindur në Zvicër, ka shënuar një sukses të rëndësishëm duke prezantuar punimin e tij të masterit në Parlamentin Evropian në Luksemburg.


Punimi i realizuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Cyrihut trajton rregullat institucionale të “Bilateraleve III”, një temë aktuale dhe me rëndësi të veçantë për raportet ndërmjet Zvicres dhe Bashkimit Evropian.
Prezantimi u zhvillua në një ambient profesional dhe u shoqërua me diskutime të nivelit të lartë mbi aspektet juridike dhe institucionale të këtyre marrëveshjeve.
“Është një nder i madh për mua që të prezantoj punimin tim në një institucion kaq të rëndësishëm si Parlamenti Evropian. Kjo përvojë është një motivim shtesë për të vazhduar angazhimin tim në fushën e drejtësis evropiane,” u shpreh Zumberi.
Ky sukses përfaqëson jo vetëm një arritje personale për Seid Feta Zumberi, por edhe një dëshmi të potencialit të të rinjve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe diasporës në arenën ndërkombëtare akademike dhe profesionale./JEHONA/

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *