Categories SHOWBIZZ

“Stand Up 4Democracy 2026” sjell humor dhe mesazh qytetar në Kumanovë

Mbrëmjen e kaluar u mbajt eventi “Stand Up 4Democracy 2026”, një aktivitet që ndërthur humorin me mesazhe të rëndësishme për demokracinë dhe angazhimin qytetar, duke mbledhur artdashës dhe qytetarë të shumtë në Kumanovë.

Në skenë performuan artistët e njohur Avni Shkodra, Kushtrim Qerimi dhe Loni Fetai, të cilët përmes humorit të tyre sollën tema aktuale nga përditshmëria dhe sfidat e shoqërisë. Atmosferës artistike i dha një dimension të veçantë edhe Shpëtim Mustafa, i cili performoi në kitarë, duke e bërë mbrëmjen edhe më të larmishme.

Eventi u karakterizua nga një ndërveprim i ngrohtë me publikun, ku përmes humorit u përcollën mesazhe të rëndësishme për rolin e qytetarëve në forcimin e proceseve demokratike dhe pjesëmarrjen aktive në shoqëri.

Organizatorët shprehën mirënjohje për mbështetjen e dhënë nga sponsorët dhe partnerët e eventit, përfshirë Komuna e Kumanovës, Radio Jehona, BStar Media dhe Online Media Solutions, të cilët kontribuuan në realizimin me sukses të këtij aktiviteti.

“Stand Up 4Democracy 2026” dëshmoi edhe një herë rëndësinë e artit dhe humorit si mjete të fuqishme për të nxitur reflektim shoqëror dhe për të promovuar vlera demokratike në komunitet./JEHONA/

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *