
Sherr për trafikun në Tetovë: 31-vjeçari plagos me thikë bashkëqytetarin
Më datë 08.04.2026 në ora 21:35, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin B.M. (31) nga Tetova. Sipas raportimit, rreth orës 20:00 në rr. “Andrea Jovanovski Zhurçin”, pas një debati lidhur me trafikun, ai ka përdorur një thikë duke i shkaktuar lëndime personit B.D. (36). Policia po punon në dokumentimin e plotë të rastit.








