
Më 21.02.2026 në ora 13.30, në SP Gostivar, një 66-vjeçar nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar se është mashtruar gjatë një kontakti përmes rrjetit social nga një profil me emrin E.K. për bashkëpunim të supozuar me kriptovaluta,
Ai ka dëshmuar se në tri raste ka paguar gjithsej 21.930 denarë në llogarinë e personit M.K. për shpenzime të supozuara për tërheqjen e fitimit.
Pasi i është kërkuar të paguajë sërish para, ka kuptuar se është mashtruar.
Nga SPB-Tetovë njoftuan se po merren masa për zbardhjen e rastit.







