
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se nuk ka informacione që Fatmir Limani do të krijojë parti politike, përcjell TV21. Mickoski nuk u përgjigj nëse i njëjti do të jetë pjesë e qeverisë në rast se krijon parti politike, por tregoi se koalicioni qeverisës përbëhet nga VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM.
“Nuk jam i informuar për këtë që po e thoni ju tani. Në lidhje me qeverinë, qeveria funksionon shkëlqyeshëm. Është i përbërë nga tre subjekte koalicionuese. Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, koalicioni VLEN dhe partia politike ZNAM”, tha Mickoski.







