
Nga sot kanë filluar kontrollet ndaj 43 kompanive që prodhojnë kanabis mjekësor, bëri të ditur ministri i shëndetësisë Azir Aliu. Ai shtoi se në seancën qeveritare u morr vendim për emërimin e anëtarëve të rinj të komisionit dhe se për momentin ekzistojnë dy komisione: Njëri i përbërë nga ministria e shëndetësisë dhe tjetri ndërsektorial, i cili ka kompetenca më të gjëra, dhe ka rreth 13 anëtarë, që do t’i analizojë politikat të cilat do të lidhen me proceset.
“E dini që 43 licenca do të duhet të kontrollohen dhe institucione që prodhojnë kanabis për qëllime mjekësore. Pardje, në një seancë qeveritare u mor një vendim për emërimin e anëtarëve, e dinin që udhëheqës i ndërsektorëve është ministria e shëndetësisë, domethënë anëtarët e ministrisë sonë do të udhëheqin me atë institucion. E njëjta është krijuar në 2017, teksa në vitin 2020 janë ndryshuar anëtarët e atij komisioni , ne në ministrinë e shëndetësisë nuk gjetëm asnjë raport nga puna e atij komisioni”, deklaroi Azir Aliu – ministër i Shëndetësisë.
Mickoski tha se edhe disa kompani të tjera janë nën vëzhgim dhe kontroll, sepse qeveria do të kontrollojë të gjitha kompanitë që kanë licencë për kanabis mjekësor.
Përveç kësaj ministri Azir Aliu informoi se të martën, në një seancë qeveritare, kërkoi ndryshime ligjore që do t’i lejonin ministrit në raste të tilla të kishte autoritetin për të krijuar më shumë se një komision. Pasi sipas tij komisioni me 5 anëtarë duhet t’i kryej procedurat administrative dhe ato në terren.








