
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka vendosur që vajza e tij adoleshente të jetë trashëgimtarja e vetme e pushtetit absolut. Sipas inteligjencës së Koresë së Jugut, 13-vjeçarja Kim Ju Ae po përgatitet zyrtarisht për të marrë në dorë fatet e regjimit komunist.
“Ajo nuk po trajnohet më thjesht si pasardhëse, por ka hyrë tashmë në fazën e emërimit zyrtar në krye të shtetit,” deklaroi ligjvënësi Lee Seong-këen.
Prania e saj në krah të të atit gjatë inspektimeve të raketave bërthamore dhe paradave ushtarake dëshmon peshën e saj të re politike.
Edhe pse në një shoqëri thellësisht patriarkale, vajza po trajtohet tashmë si personi i dytë më i fuqishëm në vendin e izoluar.
Ndryshe nga bashkëmoshatarët, ajo shfaqet me rroba firmato dhe flokë të gjatë, duke thyer hapur rregullat e rrepta të jetesës.
Mediat shtetërore e pozicionojnë atë gjithmonë në qendër të kornizës, një simbolikë e qartë kjo për të ardhmen e fronit. Edhe pse besohet se Kim ka një djalë më të madh, ai ka mbetur në hije duke i lënë skenën motrës së tij.
Bota po vëzhgon me kureshtje nëse ky ndryshim i papritur do të sjellë një frymë të re apo do të forcojë diktaturën.
Mbetet ende mister se si kjo adoleshente do të formësojë politikat e një shteti të armatosur deri në dhëmbë.
/rtsh.al/








