Categories VENDI

Kasami premton ndërtimin e stacionit të ri të autobusëve dhe blerjen e autobusëve elektrikë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka paralajmëruar se gjatë mandatit të dytë, transporti publik në Tetovë do të jetë plotësisht falas për të gjithë qytetarët.

Ai theksoi se ky hap do të realizohet pa e ngarkuar qytetarin financiarisht, ndërsa synimi është që Tetova të bëhet një qytet modern dhe i qasshëm për të gjithë.

“Transportin publik e bëjmë krejtësisht falas për qytetarët, duke e kthyer atë në një shërbim publik të vërtetë, në shërbim të qytetit dhe mjedisit” tha Kasami, duke shtuar se kjo masë është pjesë e programit “Një zë për Tetovën”.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *