
Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski para pak çastesh deklaroi se numri i viktimave nga tragjedia në Koçan ka shkuar në 59, derisa numri i të lënduarve është rritur në 155. Sipas Toshkovski në mesin e viktimave është edhe një polic. Polici sipas Toshkovskit ka qenë në detyrë dhe në kontroll për përdorim të lëndëve narkotike.
– Advertisements –

Për katër persona është lëshuar fletarrest qendror lidhur me zjarrin në diskotekën e Koçanit, i cili shpërtheu mbrëmë, dhe në të cilin sipas informacioneve me të cilat disponojnë autoritetet deri në orën 11:30 kanë humbur jetën 59 persona, prej të cilëve 35 janë identifikuar, prej tyre 31 janë nga Koçani, katër nga Shtipi.
“Ministria e Punëve të Brendshme, në koordinim me Prokurorinë Publike, aktualisht vepron në Ministrinë e Ekonomisë, nga ku po sigurohet dokumentacioni për diskotekën në fjalë, si dhe personat e lidhur me të”, tha Toshkovski.
Ministri theksoi se në këtë moment nuk mund të thotë më shumë për katër personat për të cilët është lëshuar urdhër arresti.
Toshkovski ishte shumë i përmbajtur në deklaratën e tij nën arsyetimin se hetimi është në rrjedh dhe se nuk dëshiron të dëmtoj procesin.
“Në momentin që do të bëhet identifikimi i viktimave do të njoftohen familjarët”, tha Toshkovski duke nënvizuar edhe njëherë se ndjen përgjegjësi morale./alsat.mk/








