Categories VENDI

Burgim të përjetshëm për vrasësin serik nga Kumanova

Gjykata Themelore në Kumanovë e ka dënuar Trajko Bojkovskin me burgim të përjetshëm për katër vrasje dhe dy tentativa për vrasje të grave në rajonin e Staro Nagoriçanit, njofton portali Kumanovski Muabeti.

Bojkovski u akuzua për vrasjet e Stançe Karovskës, Janka Antevskës, Marija Marinkovskës dhe Mira Stankovskës, si dhe për tentativat për vrasje të Rosanka Trajkovskës dhe Slobotka Arsovskës. Prokuroria kërkoi dënimin më të rëptë, burgim të përjetshëm, duke vlerësuar se provat e paraqitura konfirmojnë fajësinë e të akuzuarit.

Sipas aktakuzës, Bojkovski ngarkohet për vrasjet e Stançe Karovskës, Janka Antevskës, Marija Marinkovskës dhe Mira Stankovskës, si dhe për dy tentativa për vrasjen e Rosanka Trajkovskës dhe Slobotka Arsovskës.

Në fjalën e tij përfundimtare, prokurori theksoi se viktimat u vranë në mënyrë të ngjashme, ndërsa si provë të rëndësishme përmendi gjurmët e ADN-së të gjetura te disa nga viktimat dhe te njëra nga gratë e mbijetuara. Prokurori Ljubomir Lape vlerësoi se ekspertiza psikiatrike tregon për një rrezik të lartë të përsëritjes së veprave penale dhe se ekzistojnë pengesa të rënda për risocializimin e të akuzuarit.

Përmes këtyre rrethanave, sipas prokurorisë, arsyetohet edhe kërkesa për burgim të përjetshëm. Në seancën e mëparshme, të mbajtur më 28 shtator, Bojkovski e pranoi fajësinë për tri vrasje, ndërsa të katërtën e mohoi.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *