Categories SHOWBIZZ

Pasi u përmend nga mediat serbe, Leonora Jakupi del me një reagim

Mediat serbe duket se nuk po heqin dorë nga zakoni i vjetër i propagandës dhe gjuhës së urrejtjes kur bëhet fjalë për Kosovën dhe figurat publike shqiptare.


Këtë herë në shënjestër është vënë Leonora Jakupi. Nportal, platformë e kompanisë mediatike serbe Novosti, i ka kushtuar një artikull të gjatë këngëtares shqiptare, duke përdorur që në titull formulime tejet të rënda.

“Mbështeti ‘Gjarprin’, lavdëron UÇK-në, urren SERBËT”, shkruhet në titullin e artikullit, duke iu referuar me nofkën “Gjarpri” ish-presidentit Hashim Thaçi. Madje, pretendimi se Leonora “urren serbët” paraqitet në titull pa ndonjë citim të këngëtares që ta dëshmojë një deklaratë të tillë.

Por propaganda nuk ndalet me kaq.

Novosti pretendon se Leonora “ka ndërtuar një pjesë të konsiderueshme të karrierës së saj pikërisht mbi këngë nacionaliste dhe të luftës kushtuar UÇK-së dhe komandantëve të saj”. Media ndalet edhe te prejardhja e këngëtares nga Drenica dhe te babai i saj, Halil Jakupi, pjesëtar i UÇK-së i rënë gjatë luftës më 1998.

Në shkrim përmendet edhe “A vritet pafajësia”, një prej këngëve më të njohura të Leonorës nga periudha e luftës. Novosti e përshkruan atë si këngë që “hapur lavdëron luftëtarët e Drenicës”, ndërsa përmend edhe këngën “Komandant” dhe paraqitjet e këngëtares me simbole të UÇK-së.

Artikulli shkon edhe më tej, duke pretenduar se Jakupi “i quante serbët me emra përçmues” në këngët e saj. Si argument, media citon vargjet që flasin për dëbimet, djegien e shtëpive dhe vrasjen e nënave e motrave gjatë luftës në Kosovë.

I gjithë shkrimi vjen pas reagimit të fundit të Leonora Jakupit ndaj aktgjykimit në Hagë, ku ajo publikoi fotografinë e ish-krerëve të UÇK-së dhe shkroi: “Sot është vrarë liria jonë! Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës”.

Novosti është një prej emrave të vjetër të medias serbe, e njohur për qasjen dezinformuese dhe gjuhën e urrejtjes jashtë çdo standardi etik.

Reagimi i Leonorës është shndërruar në një tjetër artikull me tone propagandistike, etiketime dhe përgjithësime ndaj saj, gjuhë kjo tashmë mirë e njohur në një pjesë të mediave serbe kur tema është Kosova dhe UÇK-ja.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *