Categories VENDI

Grabitje me thikë në një bastore sportive në Tetovë, autori arratiset me paratë

Një grabitje me thikë ka ndodhur në një bastore sportive në Tetovë, ku një person i maskuar ka kërcënuar punonjësen dhe i ka marrë paratë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti është raportuar më 18 shtator, rreth orës 00:30, ndërsa grabitja ka ndodhur një natë më herët, rreth orës 22:50, në një bastore në rrugën „Ilindenska“.

Pas grabitjes, personi i maskuar është larguar nga objekti dhe është arratisur.

Policia ka kryer këqyrje në vendin e ngjarjes, ndërsa po ndërmerren masa për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *