
Ish drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami i cili është i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, tha se ka të mbaruar shkollim të lartë, momentalisht është i papunë, ndërsa s’ka prona në emrin e tij.
Bajrami u soll nga paraburgimi me shoqërim policor dhe kjo është seanca e parë që paraqitet në gjykatë, pas 21 muajsh në arrati.
Në bankën e të akuzuarit ndodhet edhe ish zv.kryeministri i parë Artan Grubi, i cili në seancën e kaluar tha se nuk ndihet fajtor. I pyetur për shkollimin tha se është doktor shkence, por i papunë.
Bajrami,Grubi dhe 6 persona të tjerë akuzohen për keqpërdorimin e 9,7 milionë eurove në Lotarinë Shtetërore.








