Categories VENDI

Shqiptarja përzgjidhet mes 200 mijë aplikantëve, fiton bursën shtetërore turke për Master

Shqiptarja Herolinda Ramadani është përzgjedhur përfituese e bursës shtetërore turke Türkiye Scholarships (YTB) 2026, për të ndjekur studimet Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Marmara në Stamboll.

Ajo është përzgjedhur pas procesit të aplikimit dhe intervistimit, në një program ku këtë vit kanë aplikuar rreth 200 mijë persona nga 164 shtete të ndryshme. Nga ky numër, rreth 5 mijë kandidatë janë përzgjedhur për të përfituar bursën.

Para se të nisë studimet Master, Ramadani do të ndjekë edhe programin e gjuhës turke, i cili është pjesë e bursës.

Ramadani ka përfunduar studimet Bachelor në Studime Evropiane dhe Ndërkombëtare në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, me një mesatare prej 9.07/10.

Gjatë viteve të fundit, ajo ka qenë e angazhuar në institucione publike, projekte dhe iniciativa të ndryshme në fushën e politikave publike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *