Categories RAJONI

Rama drejt SHBA-së, zbardhen detaje nga agjenda e udhëtimit

Pas vizitës së kryedemokratit Sali Berisha, edhe kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikes.

Mësohet se Rama do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, që do të zhvillojë punime në datat 22 deri më 28 shtator.

Rama pritet të zhvillojë edhe takime me shqiptarët në shtetin e Michigan-it, parashikuar të mbahet më datë 20 shtator.

Kjo do të jetë vizita e dytë në SHBA brenda vitit, pasi kryeministri udhëtoi në muajin shkurt për të marrë pjesë në mbledhjen e Bordit të Paqes.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për datat e udhëtimit, ndërsa në vijim priten edhe detaje të tjera nga agjenda.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *